Ekspertët evropianë te reklamimit mobile në MADconf 2015

Bota e industrisë mobile vazhdimisht po ndryshon. Pikërisht vitin e kaluar, në ne konferencen e pare te MAD në Zagreb folëm për rëndësinë e marketingut mobil si dhe mënyrat tradicionale të reklamimit të cilët tashmë nuk e kanë arritjen e njëjtë si më parë.

Këtë vit nuk do të flasim përse është e rëndësishme të përfshini marketingun mobil në biznesin tuaj, sepse ai është pjesë e pashmangshme e marketing miks të kompanive inovative. Me gëzim shohim si reklamimi mobil në rajonin tonë ngadalë por me siguri po bëhet mënyra më e njohur për reklamim. Nga ana tjetër, shumë kompani në rajon përfshijnë reklamimin mobil në biznes dhe strategjitë e tyre te marketingut një platformë efektive, precize dhe të matshme për promovim. Megjithatë, ekziston një shfrytëzim i pamjaftueshshëm i potencilait të tërësishëm të teknologjisë mobile, e cila lë shumë hapësirë për punë, edukim dhe për të pushtuar konsumatorë dhe tregje të reja.

Pikërisht kjo është arsyeja që këtë vit, në 12 Nëntor në Zagreb, konferenca MAD për herë të dytë do ti mbledhë në një vend ekspertët më të njohur për marketing mobil në Evropë. Konferenca ka për qëllim të avancojë dhe përmirësojë njohuritë e marketingut të kompanive nga Evropa Juglindore me ndihmën e përvojave të ligjëruesve tanë. Do te prezentojmë edhe trendet më të reja nga bota mobile, si dhe një numër të madh të formave kreative dhe jo-standarde të reklamimit. Ngjarja do të ju ndihmojë të mendoni jashtë kornizës të reklamimit mobil standard dhe të çoni punën e kompanisë tuaj në nivel më të lartë e cila sjell rezulltate më të mira ne biznes.

Ligjëruesit e këtij viti janë ekspertë të njohur për reklamim mobil dhe secili prej tyre vjen me më shumë se 10 vjet përvojë dhe njohuri, të cilën do ta ndajnë me pjesëmarrësit e konferencës MAD. Mos humbisni të mësoni më shumë nga:

➢ Matt Jones, Client Services Director në Mobile5
➢ Tim Green, gazetar në industrinë mobile, redaktor i Mobile Money Revolution, analist i jashtëm për Juniper Research
➢ David Skerrett, Managing Partner & Head of Media në agjencinë mobile Nimbletank
➢ Charles Pearce, themelues dhe CEO i Adfrapa, „Betterby Results“ rrjet për reklamim mobil

Kartën tuaj mund ta bleni këtu.

Në MAD konferencën do të keni shans për tu njohtuar më hollësisht me:

✔ Gjendjen aktuale të reklamimit mobil në Evropën Qëndrore dhe Lindore
✔ Si celularët ndryshojnë çdo gjë dhe përgjthmonë
✔ Pagesat mobile dhe tendencat kryesore
✔ Si Twitter, Snapcash dhe Facebook nxisin social commerce
✔ Nëse shfaqja e reklamave në celular në fakt është më efektive nga shfaqja në desktop
✔ Disa nga mitet dhe keqkuptimet më të mëdha rreth asaj se si ti përmirësoni mundësitë me reklamimin mobil
✔ Si dhe mundësia e vetme të diskutoni, ndani përvojat dhe të lidheni me marketing dhe biznes profesionistët nga rajoni.

Vendet janë të kufizuara, më shumë informacione për ligjëruesit dhe programin mund të gjeni në www.madconf.com dhe rezervoni sot.

Rregjistrohu ne Newsletter tone.

Qendro I perditesuar me te trendet e fundit te reklamimit online.

Ju gjithashtu mund te pelqeni

200+ Partnere Mediatike

Kontakt

ClickAttack
Blv. Zogu I, Str. Maliq Muco
Tirana, Albania
Email: info.al@clickattack.com

Meso me shume