Intervistë me Bebaime, portali më i ri në rrjetin tonë.

Bebaime tani është pjesë e rrjetit ClickAttack. Në një intervistë të shkurtër me ta i zbulojmë faktet më të rëndësishme që duhet të dini në qoftë se vendosni të reklamoheni në këtë portal. Gjegjësisht, cila është audienca e tyre, sa është përqindja e audiencës që ka qasje nga telefonat celularë dhe cilat janë temat më të lexuara.

Cila është audienca e juaj?
– Audienca e portalit tonë në përgjithësi janë femrat, gratë shtatzëna dhe nënat.

Cilat tema janë më të lexuara?
– Temat që lexohen më së shumti janë ato që kanë të bëjnë me kujdesin personal të femrës, kujdesin shëndetësor të femrës dhe fëmijëve, këshilla për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, jeta sociale dhe familja, marrëdhëniet mes çifteve dhe jeta intime, këshilla nga mjekët e portalit si dhe temat VIP.

Sa kohe ka qe egziston fagja web ne mobile e portalit bebaime.com?
– Mobile web-faqja e portalit www.bebaime.com ekziston që prej muajit shtator 2014.

Sa është përqindja e audiencës që vjen nga telefonat celularë?
– Sipas statistikave nga 17.11.2014 deri më 17.12.2014, nga telefonat celularë vijnë 71.51% e audiencës, që domethënë më shumë nga gjysma.

Cilet lloj klientesh reklamohen ne faqen tuaj web ne desktop?
– Klinika të ndryshme shëndetsore, produkte për kujdes personal për femra dhe fëmijë, produkte për gra shtatzëna, produkte për mirëmbajtje të shtëpisë, produkte ushqimore. Disa nga brendet që reklamohen janë Spitali Amerikan, Klinika Gjermane, Nivea, Henkel, Bubchen, Krka, Vita, Conad, Maxi dhe të tjerë të ngjajshëm.

Në qoftë se dëshironi të bashkoni mediumin tuaj në rrjetin ClickAttack, na kontaktoni.
Dhe në qoftë se jeni brend dhe mendoheni për reklamim, ju presim me pyetje.

Rregjistrohu ne Newsletter tone.

Qendro I perditesuar me te trendet e fundit te reklamimit online.

Ju gjithashtu mund te pelqeni

200+ Partnere Mediatike

Kontakt

ClickAttack
Blv. Zogu I, Str. Maliq Muco
Tirana, Albania
Email: info.al@clickattack.com

Meso me shume